I mundi në derbi, Torasa nuk e fshin nga zemra Partizanin: U jam mirënjohës, por respektoj fanelën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2020 | 21:22

I mundi në derbi, Torasa nuk e fshin nga zemra Partizanin: U jam mirënjohës, por respektoj fanelën

Shtatshkurtri i Tiranës, Agustin Torasa, kthehet të flasë për të shkuarën dhe të ardhmen.

Torasa Starova derbi

Argjentinasi për “Top Channel” thotë se ai dhe ekipi duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Kam kaluar një kohë shumë të bukur te Partizani dhe i jam shumë falënderues, por jam profesionist dhe respektoj fanellën që mbaj veshur duke dhënë maksimumin. Sigurisht u gëzova që fituam atë derbi historik, por në fund janë vetëm 3 pikë, ndaj duhet të vazhdojmë. Kontrata ime përfundon në mbyllje të kampionatit dhe ende s’kemi biseduar për rinovimin, por s’është momenti për këtë tani, duhet të fokusohemi vetëm te ndeshjet tona”, tha Agustin Torasa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"