“I lumtur me golin, por jo me rezultatin”, Redon Mihana: Gabime ndodhin me VAR-in, jo më në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 16:30

“I lumtur me golin, por jo me rezultatin”, Redon Mihana: Gabime ndodhin me VAR-in, jo më në Superiore

Redon Mihana ishte lojtari i ndeshjes mes Apolonisë dhe Kastriotit, e cila u mbyll në barazim 1-1. Mihana shënoi golin e parë për fierakët, teksa për “Gol pas Goli” është shprehur se është i lumtur që gjeti rrugën e rrjetës, por nuk është aspak i lumtur me rezultatin e arritur.

mihana

“Jam i kënaqure me golin por jo me pikën e marrë. Nuk e di nëse ishte penallti apo jo, duhet parë, nuk jam i kënaqur, por duhet të fitojmë, nuk mund të ecim kështu me këtë vazhdimësi.

Ka ndikuar lodhja, kemi udhëtuar gjatë. Mundohemi të tregohemi sa më “fair-play”, eksperienca ndikon që nuk bëjmë faulle në fushë për të ndaluar kundërshtarin.

Arbitrimi? Mendoj që shkoi mirë, nuk e di çfarë të them .mund të ketë bërë ndonjë gabim, por janë njerëzore. Kur gabojnë me VAR-in, mund të ndodhë edhe në Superiore.

Vështirësia? Cilësia e lojtarëve ndryshon nga Kategoria e Parë dhe do të jetë e vështirë për mua.”, u shpreh Mihana.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"