“I la në baltë” nënkampioni i Afrikës, Shqipëria zgjedhje e dytë për Bosnjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2017 | 21:07

“I la në baltë” nënkampioni i Afrikës, Shqipëria zgjedhje e dytë për Bosnjën

Gjatë ditës së sotme u konfirmua se më datë 28 mars Shqipëria dhe Bosnja do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në “Elbasan Arena”. Megjithatë sipas asaj që është zbuluar nga mediat boshnjake, Shqipëria nuk ishte zgjedhje e parë për kombëtaren e drejtuar nga Mehmed Bazhdareviç.

bosnja

Bosnja kishte planifikuar që në këtë datë të zhvillonte në shtëpi një ndeshje miqësore kundër nënkampionëve të Afrikës, Egjiptit, por mes dy federatave nuk u arrit marrëveshja. Pas dështimit të kësaj piste, Bosnja shqyrtoi mundësitë e tjera dhe duke qënë se Shqipëria i ofroi kushtet më të mira, atëherë pranoi që të përballej me kuqezinjtë e Xhani De Biazit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"