“I kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit, asgjë nuk ka mbaruar”, Nica: Nuk pritet më shumë me lojtarë që nga avioni zbresin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 16:01

“I kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit, asgjë nuk ka mbaruar”, Nica: Nuk pritet më shumë me lojtarë që nga avioni zbresin në fushë

Trajneri Stavri Nica ishte shumë i mërzitur pas ndeshjes, madje nuk munguan edhe thumbimet për afrimet e kryera, por mbajti edhe përgjegjësinë e tij për formacionin e hedhur në fushë. Sipas Nicës, nuk mund të presësh më shumë nga një lojtar që nga avioni direkt zbret në fushë.

nica

Ja prononcimi i trajnerit të Kukësit dhënë për “MCN” pas ndeshjes:

“I mërzitur se po hyjmë në një krizë që faktikisht nuk e meritojmë si ekip.  Riformatimi i skuadrës është i vonuara. Një skuadër e formatuar për 2-3 tre ditë apo lojtarë që direkt nga avioni zbresin në fushë, nuk mund të presësh më shumë. Meqë u kemi dhënë fjalën çunave duhet durim punë, asgjë nuk ka mbaruar.

Nga avioni në fushë?

Mendjen e kam vra shumë, por zgjidhje tjetër nuk kishim. Edhe unë duhet të kisha krijuar një farë ekuilibri si funksionon kundërshtari, edhe përgjegjësia është e imja.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"