I ka drejtuar të dyja skuadrat, Troisi bën parashikimin: Kukësi nuk fal në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2017 | 12:22

I ka drejtuar të dyja skuadrat, Troisi bën parashikimin: Kukësi nuk fal në shtëpi

Kukësi-Laçi dhe një brazilian në mes. Bëhet fjalë për ishtrajnerin Marcelo Troisi, i cili ka drejtuar të dyja skuadrat e Superiores dhe rikthehet të flasë për “Panorama Sport” në prag të ndeshjes së sotme. Nga Greqia, ku ai drejton prej tre muajsh Kalithean, braziliani bën parashikimin e tij për Kukësi-Laçi.

Troisi Laci

“E kam parë Kukësin këtë sezon, gjithashtu edhe Laçin. Kanë ekipe të mira, por shikoj që Kukësi ka rënie nga skuadra e vitit që shkoi. Jam i bindur që tashmë ka thjesht në ekip të mirë, me portier shumë cilësor dhe një mbrojtje të shkëlqyer, por vetëm kaq. Sektorët e tjerë i ka normalë. Ndërsa Laçi këtë sezon ka formuar një ekip shumë të mirë, ka ndryshuar nga viti kur unë isha trajner. Në këtë ndeshje, favorit është Kukësi, pasi luan në fushën e tij.

kukesi

Historikisht, Kukësi nuk ka falur në shtëpi. Por, ky ekip që ka, nuk të tremb këtë sezon. Në syrin tim, favorit për kampion është Skënderbeu, pasi ata kanë ekipin më të mirë në Shqipëri. Kam vënë re shpesh në ekipet shqiptare që mbajnë njerëz të vjetër si drejtues, të cilëve u ka kaluar koha, nuk janë përshtatur dot me ndryshimet në futboll dhe me të renë.

tirana kukesi

Pra, janë akoma me të vjetrën”, përfundon Troisi, që aktualisht drejton Kalithean në Ligën e Dytë greke. Braziliani ka punuar për një periudhë të gjatë në klubet shqiptare, veçanërisht te Kukësi dhe Laçi, ku, përveçse ka qenë trajner, më së shumti ka afruar te këto ekipe disa lojtarë.

SKERDILAID SULOZEQI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"