I doli emri si pasardhësi i Klopit, flet portugezi Amorin: Ja si qendron e vërteta me Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 23:30

I doli emri si pasardhësi i Klopit, flet portugezi Amorin: Ja si qendron e vërteta me Liverpulin

Ruben Amorim është distancuar nga lajmet se ka arritur akordin me Liverpulin për të firmosur një kontratë 3-vjeçare në “Anfield”, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

amorim-spotlight-1708705807-130189

Gjatë konferencës për shtyp të ditës së enjte, trajneri i Sportingut të Lisbonës mohoi të kishte pasur një kontakt me gjigantët anglezë këtë javë, ndërsa “Sky Deutschland” raportoi se 39-vjeçari kishte arritur një akord verbal për të zëvendësuar Jyrgen Klopin që do të largohet nga stoli në fund të sezonit. Por Amorim tha dje:

“Për t’i dhënë fund gjithçkaje që flitet vërdallë, kjo është hera e fundit që flas për të ardhmen time. Nuk kishte asnjë intervistë, aq më pak një marrëveshje me Liverpulin. E vetmja gjë që ne të gjithë duam këtu është të jemi kampionë dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Do ta them sërish: Unë jam trajner i Sportingut”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"