Humbja në tavolinë, reagon klubi i Kategorisë së Dytë: Lëmsh i vetë FSHF-së, federoi gabimisht një lojtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2021 | 19:19

Humbja në tavolinë, reagon klubi i Kategorisë së Dytë: Lëmsh i vetë FSHF-së, federoi gabimisht një lojtar

Klubi i Bulqizës ka reaguar sërish pas vendimit të Disiplinës për humbjen në tavolinë ndaj Tërbunit. “Klubi i futbollit Bulqiza sqaron se e vërteta qëndron në faktin se çdo lojtar është i federuar sipas rregullave, 5 lojtarë janë të federuar jashtë qarkut, siç e kërkon vetë rregullorja:

Bulqiza-Terbuni

Donald Saliaj, Denis Myrta, Denis Taku, Selman Shkreta dhe Rigers Balliu. Ndërsa lojtari i 6-të, që të gjithë pretendojnë se është federuar gabimisht nga FSHF-ja, është portieri Terenc Mema. Ai ka një kontratë me klubin tonë. Në sezonin 2019-2020, ekipi ynë ringrihet dhe merr pjesë përsëri në kategorinë e tretë ku automatikisht e rikthen portierin pranë ekipit.

Ndërsa në sezonin 2020-2021, ekipi i Bulqizes ngjitet në kategorinë e Dytë dhe për lojtarin Terenc Mema, bëhet sezoni i tretë me këtë ekip. Sipas rregullores të kategorisë së dytë lejohet të luaje si një lojtar brenda qarkut. Madje ne posedojmë edhe kartonin e lojtarit që është lëshuar nga sektori i garave të Kategorisë së Dytë.

Theksojmë se Komisioni i Disiplines ka gabuar në vendimin e dhënies në tavolinë fitoren 3-0 Tërbunit. Ky Komision ka favorizuar pukjanët dhe për ne kjo është e padrejtë. Kërkojmë që kjo situatë të zgjidhet drejt nga FSHF-ja, pasi lëmshin e ka bërë vetë”, thuhej në reagimin e Bulqizës.

A. DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"