Humbja me 5 gola ndaj Partizanit, shpërthen Diego Longo: Nuk mund të flitet për futboll! Ishte një turp, arbitri prishi ndeshjen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2022 | 20:35

Humbja me 5 gola ndaj Partizanit, shpërthen Diego Longo: Nuk mund të flitet për futboll! Ishte një turp, arbitri prishi ndeshjen…

Trajneri i Kukësit, Diego Longo, është shfaqur tepër i shqetësuar pas humbjes 5-0 në “Air Albania”, ndaj Partizanit. Sipas teknikut italian, ishte gjyqtari ai që e vendosi këtë duel  me vendimet e tij. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, Longo u shpreh:

bandicam 2022-03-02 18-52-51-389

HUMBJA DHE GJYKIMI – Unë zakonisht kurrë nuk flas për arbitrat, por kjo që ndodhi sot ishte një turp! Ishte realisht shumë, kur kalohet çdo limit është shumë. Deri në minutën e 36-të ishte vetëm një ekip në fushë. Në minutën e 36-të u akordua një penallti e paqenë. Në pjesën e dytë na u anulua një gol,të gjitha vendimet e gjyqtarit ishin kundër Kukësit.

GOLAT E PËSUAR DHE SITUATE TE KUKËSI- Ndoshta herën e fundit kishte keqkuptim për deklaratën e dhashë për Vllazninë. Nuk mund të flitet për futboll kur arbitrat prishin ndeshjen. Mund të flasim për futboll sot? Ky është futbolli? Arbitri vendosi gjithçka. Nëse doni të flasim vetëm për 20 minutat e fundit mund të flasim, për pjesën tjetër nuk mund të flasim. Mund të analizoni ndeshjen si ishte deri në minutën e 30-të.

RASTI I PENALLTISË- “Mama mia”! Unë nuk dua të bëhem ekspert! Nuk dua të humb as respektin e mediave, as të Partizanit, kam respekt si për mediat dhe për Partizanin. Është gjithçka që shihet, është një turp i qartë, e shikon e gjithë bota, është investimi i presidentit, i joni, dhe ndodhin gjëra të tilla në futboll. Nuk është e mundur kjo. Urime Partizanit, e respektoj, nuk kam asgjë kundër. Kjo që ndodhi sot është një turp, unë jam përgjegjës për shumë familje dhe futbollistë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"