Humbja e rëndë ndaj Bolonjës, Ançeloti merr vendimin për futbollistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 16:59

Humbja e rëndë ndaj Bolonjës, Ançeloti merr vendimin për futbollistët

Një ditë pas humbjes së rëndë kundër Bolonjës, në shtëpinë e Napolit ishte momenti i analizës mes trajnerit Ançeloti dhe skuadrës. Biseda u kërkua pikërisht nga trajneri, pavarësisht se në kalendar lojtarët e kishin pushim.NPOLI

Ata u grumbulluan në Kastel Volturno në një mbledhje që zgjati afërsisht një orë dhe pastaj futbollistët u larguan në shtëpitë e tyre pa u stërvitur. Për të dalë nga kriza dhe nga momenti i vështirë që ka përfshirë skuadrës, Ançeloti ka marrë vendimin për ta grumbulluar sërish skuadrën.

Karleto u ka kërkuar të gjithëve që të mërkurën të jenë të gjithë bashkë në hotel dhe në këtë mënyrë të nisin përgatitjen për ndeshjen kundër Udinezes, e cila është e programuar të shtunën në 18:00. Ky takim shërbeu për të parë në sy njëri-tjetrin dhe për të gjetur zgjidhjen.carloancelotti-cropped_vmx8bpeedi0o1xoytdwka673q

Napoli ka grumbulluar vetëm 20 pikë në 14 javët e para në Serinë A dhe nuk fiton që nga 19 tetori. U tha se do të ishte një nga skuadrat për të fituar titullin kampion, por me këtë ecuri rrezikon pjesëmarrjen në Champions.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"