Humbja e Burrelit ndaj Lushnjës, Hima “qan” defektet: Skuadra tregoi dy fytyra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2023 | 19:00

Humbja e Burrelit ndaj Lushnjës, Hima “qan” defektet: Skuadra tregoi dy fytyra

Burreli u mund nga Lushnja, duke rënduar edhe më shumë bilancin. Janë në total 9 humbje për 15 ndeshje, që shtojnë rrezikun e rënies.

Hima

Klevis Hima priste diçka më tepër nga kjo transfertë. Trajneri “qan” gabimet dhe sidomos ato të pjesës së parë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i pankinës matjane thotë: “Skuadra tregoi dy fytyra kundër Lushnjës. Një të parë jo në favorin tonë. Gabuam shumë sa u përket agresivitetit dhe përqendrimit. Nëse analizojmë të dy golat e pësuar, erdhën pikërisht nga ky defekt. Pas pushimit pastaj, sikur reaguam. Pësuam rritje në lojë, duke qenë superiorë ndaj kundërshtarit. Vetëm finalizimi na mungoi. Rastet e krijuara në këtë fraksion të ndeshjes, tregojnë më së miri për lojën e skuadrës”.

Pas së hënës pushim, skuadra sot do t’u kthehet përgatitjeve. Në fundjavë luajnë me Apoloninë në “Liri Ballabani” dhe qëllimi është kthesa.

NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"