Humbi ndeshjen e sotme, Kosova alarmohet për futbollistin e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 20:41

Humbi ndeshjen e sotme, Kosova alarmohet për futbollistin e saj

Futbollisti i Kosovës dhe Bazelit Edon Zhegrova konfirmohet se ka pësuar tërheqje muskulare në kofshën e majtë gjatë përgatitjeve për ndeshjen e sotme kundër APOEL-it duke rrezikuar të mungojë për disa javë.

zhegrova-2

Lajmi i dëmtimit të tij u konfirmua nga vetë klubi i Bazelit në faqen e tij zyrtare në “Twitter”. Në Zvicër shkruhet se 20-vjeçari mund të mungojë për të paktën 1 muaj dhe tashmë janë ngritur dyshimet nëse Zhegrova do të jetë në dispozicion për Kosovën për takimin e rëndësishëm kundër Maqedonisë së Veriut në datën 26 mars.

Pritet që në ditët në vijim të konfirmohet se për sa kohë do të mungojë mesfushori me tipare sulmuese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"