Holanda mposhtet në Bullgari, Greqia me 9 lojtarë ndal Belgjikën (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2017 | 22:47

Holanda mposhtet në Bullgari, Greqia me 9 lojtarë ndal Belgjikën (VIDEO)

Holanda ka pësuar një humbje të rëndë që trondit rrugëtimin drejt “Rusi 2018”. “Tulipanët” janë mposhtur në transfertë përballë Bullgarisë me rezultatin 2-0 duke zhvilluar një ndeshje totalisht për t’u harruar. Ndërkohë Franca nuk hasi probleme në Luksemburg dhe fitoi me shifrat 1-3.

bullgaria

Futbollistët e Bullgarisë duke festuar golin e dytë

Portugalia mposhti pastër në shtëpi me shifrat 3-0 Hungarinë. Kristiano Ronaldo realizoi 2 gola, duke arritur tashmë në kuotën e 70 golave të shënuar me fanellën e kombëtares.

ronaldo portugali

Belgjika hodhi një hap fals teksa u ndal në shtëpi përballë Greqisë në një barazim 1-1. Miqtë ballkanas e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Taktsidis dhe Cavellas.

belgjike greqi

Bosnjë-Hercegovina ka mposhtur në shtëpi me rezultatin e thellë 5-0 skuadrën e Gjibraltarit në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Ballkanasit nuk kanë hasur aspak probleme në këtë takim kundër një rivali modest, teksa duken në formë mjaft të mirë para ndeshjes miqësore nga Shqipërisë që do të luhet më datë 28 mars në “Elbasan Arena”.

bosnja

Suedia dhe Zvicra arritën të marrin fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Bjellorusisë dhe Letonisë. Suedia mposhti 4-0 bjellorusët duke siguruar 3 pikë të vyera në garën e vështirë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës “Rusi 2018”, ndërkohë që Zvicra fitoi 1-0 ndaj letonezëve.

andorra

Andorra

Andorra barazoi pa gola ndaj Ishujve Faroe në shtëpi duke marrë pikën e parë në një fushatë kualifikuese pas 58 humbjeve radhazi në 12 vitet e fundit. Barazim pa gola edhe mes Qipros dhe Estonisë.

REZULTATET – Kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”

Grupi A

Suedi – Bjellorusi 4-0
Forsberg 19′ (11-m), 49′, Berg 57′, Thelin 78′

Luksemburg – Francë 1-3
Joakim 32′ (11-m) / Zhirud 28′, 77′, Grizman 37′ (11-m)

Bullgari – Holandë 2-0
Delev 6′, 20′

Grupi B

Zvicër – Letoni 1-0
Drmiç 66′

Andorrë – Ishujt Faroe 0-0

Portugali – Hungari 3-0
Silva 32′, Ronaldo 36′, 65′

Grupi H

Bosnjë – Gjibraltar 5-0
Ibiseviç 4′, 43′, Vrsajeviç 52′, Visça 56′, Biçakçiç 90+4′

Qipro – Estoni 0-0

Belgjikë – Greqi 1-1
Lukaku 89′ / Mitroglu 46′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"