Historia epike/ Refuzoi kontratën 10-vjeçare të Barcelonës, tani është pa klub

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 22:29

Historia epike/ Refuzoi kontratën 10-vjeçare të Barcelonës, tani është pa klub

Xhon Bostok, futbollisti që dikur u shpresua se do të bëhej një yll i madh, zbuloi se refuzoi ofertën për një kontratë 10-vjeçare me Barcelonën, tani është pa klub pasi u “divorcua” nga Nots Kantri. 

 John-Bostock-780x439

Ish- ylli i të rinjve të Anglisë, tashmë, 32 vjeç, tani është në kërkim të klubit të 16-të të karrierës së tij.  Bostok spikati te moshat e Kristal Palas, duke luajtur mbi grupmoshën e tij në ekipet e të rinjve për Eagles.  

Gjatë kësaj kohe ai tërhoqi vëmendjen e gjigantëve të La Ligës, Barcelonës, të cilët i ofruan atij një marrëveshje të pabesueshme dhjetëvjeçare për t’u transferuar në Spanjë. 

“Kur isha 14 vjeç, Barcelona më ofroi një kontratë 10-vjeçare”, tha Bostok më parë për BBC.  

Ronaldinjo ishte lojtari im i preferuar në atë kohë, kështu që ata më dërguan një poster të nënshkruar nga ai. Unë e kam ende atë në shtëpinë time në Londër, ku shkruhej: ‘Për Xhon nga Ronaldinjo”. 

Bostok u largua nga Palace për në Tottenham në një lëvizje që i pa dy klubet të shkojnë në një gjykatë në 2008. Megjithatë, ai kurrë nuk arriti të luante në Ligën Premier dhe përfundoi duke u huazuar te Brentford, Hull, Sheffield Wednesday, Swindon dhe Toronto përpara se të largohej nga klubi me një marrëveshje të përhershme në 2013. 

John-Bostock-Tottenham-vs-Northampton-Town_2811259

Aventurat në Royal Antwerp, Leuven, Lens dhe Bursaspor pasuan përpara se ai të bashkohej me Toulouse, i cili më pas e huazoi atë në Nottingham Forest në sezonin 2019/20. 

Ai u kthye në Angli për të nënshkruar me Doncaster Rovers në 2021, por u largua pas vetëm një sezoni pas rënies së klubit nga Liga Një atë verë. Bostock më vonë iu bashkua Notts County në 2022 dhe vazhdoi t’i ndihmonte ata të siguronin promovimin në Ligën e Dytë sezonin e kaluar. 

Por mesfushori ka arritur vetëm katër gola në 66 paraqitje për klubin, të cilët tani kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me të pas një përfundimi në vendin e 14-të. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"