Historia e veçantë, udhëtoi 1500 km për ekipin e zemrës. Në garë për çmimin “Tifozi i Vitit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 17:30

Historia e veçantë, udhëtoi 1500 km për ekipin e zemrës. Në garë për çmimin “Tifozi i Vitit”

Krahas çmimeve për Lojtarin, Trajnerin më të mirë, apo edhe golin më të bukur të vitit, FIFA ka prezantuar ditën e sotme, edhe kandidaturat për Çmimin Tifozët e Vitit. Tifozët peruanë, japonezë dhe senegalezë, pas sjelljeve të tyre shembullore në Botërorin e Rusisë, janë në konkurrim me Sebastian Kareran, një tifoz kilen i cili udhëtoi plot 1500 km për të qenë i vetmi tifoz i skuadrës Puerto Mont.

tifozi i vetem ne stadium

Historia e tifozit është e veçantë. Ai kaloi një udhëtim dy ditor, për të inkurajuar ekipin e tij, në cepin tjetër të vendin, dhe udhëtoi me autobus plot, 1490 km, që ndajnë qytetet e Puerto Mont dhe Kokuimbo. Kur ai mbërriti në stadium, ishte i vetmi në tribunën e tifozëve miq, por kjo nuk e ndaloi së përkrahuri ekipin e tij, i cili në fakt doli me fitore nga ajo transfertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"