Historia e rrallë/ Dikur një fans, sot shokë skuadre te Uest Hemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 17:01

Historia e rrallë/ Dikur një fans, sot shokë skuadre te Uest Hemi

Deklan Rike është një nga talentet që po shkëlqen të Uest Hem. Mbrojtësi 19-vjeçar ka fituar vendin e titullarit te skuadra nga Londra, duke u kthyer në një protagonist.

66655

Kur ishte 14 vjeç, ai pozoi me mbrojtësin argjentinas Pablo Zabaleta, i cili në atë kohë ishte pjesë e Mançester Sitit. Për të treguar rritjen e jashtëzakonshme si futbollist profesionist, irlandezi postoi një tjetër fotografi, tanimë aktuale, të tijën duke u përqafuar me Zabaleta, të cilin e ka shok skuadre te Uest Hem.

fq555

Nuk munguan as elozhet nga mbrojtësi argjentinas, për talentin irlandez. “Deklan është vetëm 19 vjeç dhe po përmirësohet ditë pas dite. Ai ka shumë energji dhe uroj që me ndihmën tonë që kemi më shumë përvojë, ai të bëhet një mbrojtës më i mirë. Mendoj se herët a vonë do të bëhet kapiteni i Uest Hem sepse i ka të gjitha” u shpreh Zabaleta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"