Hidhet shorti i Kupës, rivalët për titullin në Superiore përplasen para finales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 0:08

Hidhet shorti i Kupës, rivalët për titullin në Superiore përplasen para finales

Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2023-2024.

sdffg

Ai u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp.

Nga shorti u përcaktuan dy çiftet gjysmëfinaliste të cilat janë Kukësi-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia.

Përballja Egnatia-Vllaznia konsiderohet si një finale e parakoshme, pasi të dyja skuadrat janë dy vendet e para në renditje në Superiore.

Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill, ndërsa takimet e dyta, ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më 24 prill.

SHORTI

KUKËSI-TIRANA

EGNATIA-VLLAZNIA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"