“Guerrils” huazojnë fjalorin e Starovës: Jeni të gjithë “surrogato”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 9:49

“Guerrils” huazojnë fjalorin e Starovës: Jeni të gjithë “surrogato”

“Ultras Guerrils” e kanë kryer edhe dje misionin e tyre në mbështetje të ekipit në transfertën e Laçit. Por, në fund, ata kanë marrë si dhuratë një tjetër zhgënjim nga Partizani. Nuk kanë munguar edhe kontestimet e tyre gjatë dhe pas ndeshjes për drejtuesit dhe lojtarët.

guerrils1

Por shpërthimi më i madh ka ndodhur pas ndeshjes në rrjetet sociale, ku tifozët kanë shprehur dufin për situatën ku ndodhet Partizani, që, sipas tyre, ka hyrë në ujëra të turbullta, duke u përfshirë nga ethet e mbijetesës, pasi për titull as që bëhet fjalë për këtë sezon. Në profilin e tyre në “Facebook” pas ndeshjes, “Guerrils” kanë huazuar një shprehje të Starovës, ku në fillim të tetorit i quajti “surrogato” afrimet e merkatos. “Jeni të gjithë ‘surrogato'”. Ky ishte statusi i ultrasve të kuq pas ndeshjes në faqen e tyre.

guerrils

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"