“Grushtet te femrat, situatë e pahijshme”/ Llazani në “Panorama TV”: Federata ka kërkuar testet e antidoping, ngjarja të shërbejë si mësim për të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2023 | 18:47

“Grushtet te femrat, situatë e pahijshme”/ Llazani në “Panorama TV”: Federata ka kërkuar testet e antidoping, ngjarja të shërbejë si mësim për të gjithë

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Basketbollit, Korab Llazani ka dhënë një intervistë për emisionin sportiv “Panorama Sport”, në “Panorama TV”. Përmes një lidhje me “Skype”, Llazani foli për ngjarjen e pahijshme që ndodhi në pallatin “Asllani Rusi”, mes vajzave të basketbollit të Partizanit dhe Tiranës.

bandicam 2023-04-21 18-14-04-263

“Sherri mes vajzave të basketbollit të Partizanit dhe Tiranës, është mediatizuar si çështje, ishte një situatë e pahijshme, që nuk gëzon askënd, por përkundrazi të vendos në një pozitë të pakëndshme. Kjo çështje është marrë në trajtim nga FSHB. Na vjen shumë keq për këtë ngjarje, këto skena nuk janë të zakonshme në basketboll në vendin tonë, jemi të shqetësuar sepse kemi bërë një vit me shumë ndeshje, dhe është e pahijshme të ndodhin situata të tilla në fund. Gjithsesi kemi marrë masa që në të ardhmen të mos ndodhin më ngjarje të tilla. Ekipet kanë sjellë relacionet e tyre, ajo që ndodhi në fushë ka të bëjë me mungesën e organizimit të aktivitetit, me aktet agresive, me sjelljet provokuese, por ajo që është më e pakonceptueshme, është fakti se ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes, në momentin e dhënies së duarve aty ka nisur incidenti. Si Tirana dhe Partizani kanë pretendimet e veta, kemi kërkuar nga autoriteti i kontrollit të antidopingut që të vihen në dispozicion për të bërë kontrollet e nevojshme. Shpresojmë që ta zgjidhin sa më shpejt kërkesën tonë. E kemi marrë në konsideratë kërkesën e drejtoreshës së Tiranës. Ky është rasti i parë që ndodh në basketboll. Publiku nuk duhet të jetë aq afër me fushën. Kjo ngjarje të shërbejë si një mësim për të gjithë. Të gjithë ekipet duhet të ruajnë gjakftohtësinë dhe të kenë respekt për njëri tjetrin. Basketbolli është një lojë që nuk mund të ketë dy fitues, duhet të jenë larg dhunës, racizmit, fyerjeve, duam vetëm “luftë” sportive, spektakël, rezultatet të larta. Dëshirojmë që tifozëve tju dhurojmë kulturë, cilësi dhe rezultate të larta”, deklaroi Llazani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"