Grupi i plotë për Kastriotin, trajneri Ndreu sheh pikë në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2023 | 11:20

Grupi i plotë për Kastriotin, trajneri Ndreu sheh pikë në Elbasan

Kastriotin e pret “malorja” të mërkurën. Udhëton në Elbasan, atje ku e pret skuadra e vendit të dytë. Do të jetë një përballje me të shkuarën kjo në fakt, pasi atje do të gjejnë pesë “ish”-ë (Abaz Karakaçi, Armando Rami, Bedri Greca, Edon Hasani dhe Spartak Ajazi deri vjet ishin pjesë e krutanëve).

ramadan ndreu

E megjithatë, Ramadan Ndreu është munduar që të marrë masat. Ai pretendon që të mos kthehen duarbosh nga kjo transferë. Grupin e ka të plotë dhe kjo i jep padyshim qetësi në ndërtimin e formacionit. Sikundër edhe është thënë, u rikuperua edhe Enes Kuka.

Gradualisht ka nisur që të marrë minuta, ndaj është gati për trajnerin. Sikleti i vetëm janë kartonët, pasi Kevin Doseh dhe Gersi Diamanti janë me nga tre kartonë dhe rrezikojnë të humbasin ndeshjen e së dielës me Burrelin.

“Nga ndeshja në ndeshje, skuadra ka pësuar rritje në të gjithë komponentët. Këtë e treguam edhe në Kavajë. Përballë Elbasanit nuk do ta kemi fare të lehtë. Kundërshtari ka marrë gjithë vlerësimin tonë. Në fund të fundit jemi duke u përballur me vendin e dytë. Gjatë këtyre ditëve, jemi stërvitet me seriozitet dhe dëshirë maksimale. Kam vënë re se të mitë janë të etur për pikë. Besoj që do të bëjmë një paraqitje pozitive të mërkurën”, e mbylli trajneri i krutanëve.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"