Gruaja akuzon: Ylli i Premier Ligës më përdhunoi dhe filmoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2023 | 23:15

Gruaja akuzon: Ylli i Premier Ligës më përdhunoi dhe filmoi

Një grua pretendon se një yll i Premier Ligës, i cili dyshohet se e ka përdhunuar, ka filmuar sulmin e tmerrshëm ndaj saj dhe e ka ndarë videon me të tjerët. Viktima e supozuar, e quajtur Kloi, ka akuzuar futbollistin se e ka sulmuar në një festë kur ajo ishte 19 vjeç, tetë vjet më parë.

premier lige

Ajo pretendon se ai më pas i dërgoi pamjet e përdhunimit të supozuar. Kloi tha për “Daily Mail” se ajo nuk e pa kurrë videon dhe nuk e ka idenë nëse ajo ekziston ende, por zbuloi se si një pjesë e saj dëshiron ta shohë atë.

“Unë nuk e di saktësisht se çfarë u nda dhe me kë. Një pjesë e imja do të donte ta shihja videon, kështu që të kisha një formë provash. Mendoj se nuk e kisha idenë se çfarë po ndodhte. Është ende aty në mendjen time, por nuk më kujtohet shumë mirë se si ndodhi”. Ajo tha se nuk e kishte takuar kurrë futbollistin para asaj nate dhe nuk e kishte parë më që atëherë. Ajo tregoi se si kishte qenë duke qëndruar në dhomën e gjumit dhe s’ishte e dehur, por dyshon se diçka iu hodh në pije.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"