Greca, nga goli te mërzitja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2016 | 9:39

Greca, nga goli te mërzitja

Bedri Greca, edhe pse shënoi duke i dhënë fitoren Flamurtarit, doli i mërzitur nga fusha e lojës. Kjo, për shkak se nuk u aktivizua si titullar nga trajneri Ramadani.

goli i GrecesMegjithatë, Greca nuk bën polemika, teksa në prononcim për “Panorama Sport” pas ndeshjes thekson se do të bëjë më të mirën për Flamurtarin.

“U futa në pjesën e dytë dhe u mundova të bëj më të mirën time, ashtu siç ma kërkoi trajneri. Ishte skema e tillë dhe taktika që ndoqi trajneri që unë të mos ta nisja ndeshjen titullar. Ai mendoi që unë ta nisja nga stoli, por gjithsesi kur u futa në fushë, shënova. Nuk kam asnjë problem me trajnerin, është zgjedhje e tij dhe e respektoj. Ndihem mirë dhe premtoj se do të bëj gjithçka që Flamurtari të ecë përpara. Golin ia dedikoj familjes dhe të gjithë tifozëve të Flamurtarit”, deklaroi 25-vjeçari Greca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"