Xhaka flet pas duelit me vëllain: Ja si kualifikohet Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2016 | 17:43

Xhaka flet pas duelit me vëllain: Ja si kualifikohet Shqipëria

Debutimi i Shqipërisë në Europian me Zvicrën soli edhe përballjen e dy vëllezërve Xhaka. Taulant dhe Granit Xhaka luajtën si kundërshtarë për 61 minuta në fushë, pasi trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, zëvendësi ta zëvendësonte mesfushon në pjesën e dytë me Ergys Kaçen.

13407649_1194638330555498_1725518692_n

Në një intervistë për mediat pas ndeshjes, Granit Xhaka tha se përballja me vëllain e tij ishte e vështirë. “Shumë e vështirë të luash ndaj vëllait. Si Taulanti dhe unë dhamë maksimumin”,-tha Xhaka.

I pyetur nëse ka shanse Shqipëria të kualifikohet pas humbjes me Zvicrën, Granit Xhaka u përgjigj: Po, nëse luajnë ashtu si sot në pjesën e dytë, kanë mundësi. Kanë zhvilluar një lojë të mirë.

Pas humbjes me Zvicrën me rezultatin 0-1, Shqipëria do të luajë në ndeshjen e ardhshme me Francën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"