Gramshi pret Bulqizën, sekretari i klubit: Nuk mund të ndalemi, duam fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 10:56

Gramshi pret Bulqizën, sekretari i klubit: Nuk mund të ndalemi, duam fitoren

Gramshi gjeti kthesën, por tashmë kërkon konfirmimin. Fitorja e parë sezonale nuk do të kishte vlerë pa vazhdimësi.

105702894_3596737263686994_3405165422618736246_n

Këtë e thotë për gazetën edhe sekretari i klubit, Lulëzim Hasa: “Pikët e para i rikthyen buzëqeshjen dhe larguan nga fundi i tabelës. Tashmë nuk mund të ndalemi, nëse duam të ngjitemi ku na takon. Meritë për këtë skuadër të mrekullueshme ka drejtori, bashkë me stafin teknik. Tani presim Bulqizën dhe llogaritë bëhen me fitoren”.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"