Gomez kritikon faullet e Brazilit: Luajtën shumë ashpër!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 13:45

Gomez kritikon faullet e Brazilit: Luajtën shumë ashpër!

Xho Gomez ka kritikuar Brazilin dhe mungesën e disiplinës në ndeshjen kundër Anglisë të shtunën në mbrëmje. Skuadra e Sauthgejtit pësoi humbjen e parë që nga Kupa e Botës 2022. Pavarësisht se kishte më shumë zotërim topi, Anglia nuk mundi të gjente golin në “Uembli”.

gomez

“Seleçao” shkaktoi 19 faulle ndaj 11 të Anglisë dhe qendërmbrojtësi i Liverpulit, i cili regjistroi ndeshjen e tij të 12-të për kombëtaren, por të parën prej tetorit 2020, tha: “Numri i faulleve të shkaktuara prej tyre ishte shumë i lartë. Kjo thjesht tregon se të dyja skuadrat donin të fitonin dhe nuk e trajtuan ndeshjen si një miqësore. Është një moment i rëndësishëm për ekipin, që të çon në një turne të madh, kështu që kjo është mënyra se si Garet dëshiron që ne t’i qasemi lojës. Është një ndeshje e madhe kundër një ekipi të madhe, kështu që ishte mirë të isha atje.

Është zhgënjyese që nuk morëm fitoren. Skuadra luajti shumë mirë dhe dominoi. Por ata treguan cilësinë e tyre në rastin e golit. Këto ndeshje vendosen nga detajet e vogla dhe ata u treguan më të saktë. Brazili është një ekip i madh, por edhe ne duhet të mbetemi pozitivë. Të martën kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Belgjikës dhe duhet të rinisemi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"