Goli i parë me Interin, Asllani rrëfehet për klubin: Më në fund erdhi, por më shumë rëndësi kishte fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 10:46

Goli i parë me Interin, Asllani rrëfehet për klubin: Më në fund erdhi, por më shumë rëndësi kishte fitorja

Kristjan Asllani shënoi golin e parë me Interin në fitoren kundër Xhenoas në kampionat, që solli gjithashtu dhe thellimin e diferencës së pikëve mes zikaltërve dhe Juventusit të vendit të dytë me +15. Në një intervistë të dhënë për “InterTV” pas përfundimit të takimit, Asllani u shpreh se për të më shumë kishte rëndësi fitorja sesa goli dhe se gjithashtu nuk i kurseu elozhet për Aleksi Sançez, i cili e asistoi.

asllani

“Jam shumë i lumtur, sepse ishte një ndeshje e vështirë pasi Xhenoa luajti mirë. Tani duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Nuk ka mbaruar akoma, duhet ta mbajmë fokusin sa më lart. Jam shumë i lumtur me golin, e prisja prej një kohe shumë të gjatë. Jam i lumtur për shokët e skuadrës që festuan me mua. Tifozët janë gjithnjë shumë pasionantë dhe është diçka speciale të luash këtu.

Sançez? Ne stërvitemi çdo ditë me të. Ai është shumë i rëndësishëm për ne, si në fushë ashtu dhe në dhomat e zhveshjes.

asllani sancez

Duhet të përgëzojmë Xhenoan, sepse luajtën mjaft mirë dhe na krijuan shumë probleme. Ishte një sfidë e luftuar.

Goli? Më në fund erdhi. Por fitorja ishte më e rëndësishme se goli. Fituam një ndeshje shumë të vështirë dhe thelluam diferencën me vendin e dytë”, u shpreh Asllani për klubin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"