“Goli i Ngosë i rregullt”, Egbo: Zoti është gjithmonë me ne, ju tregoj zgjedhjet e bëra në sfidën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 19:18

“Goli i Ngosë i rregullt”, Egbo: Zoti është gjithmonë me ne, ju tregoj zgjedhjet e bëra në sfidën e sotme

Emanuel Egbo arriti fitoren e 4-t radhazi në drejtimin e Tiranës. Bardheblutë triumfuan në sekondat e fundit të sfidës ndaj Bylisit. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës kryeqytetase u shpreh:

bandicam 2020-01-22 19-11-50-947

FITORJA E 4-T RADHAZI – Tirana fitoi sepse duroi deri ne minutat e fundit, duke vazhduar me presingun e lartë. Bylisi mbrojti me 9 lojtarë në momentet që doli me karton të kuq. Te goli i dytë ka qenë një rrëmujë, topi u përplas në shumë lojtarë. Më shumë ka zënë topi në dorë lojtarin e Bylisit. Nuk shoh asnjë faull. Është gol i rregullt.

Kur mbaroi pjesa e parë iu thashë çunave, që nuk duhet ta lëshojmë lojën dhe të vazhdojmë me rritmin e pjesës së parë. Bylisi ishte me fat te penalltia e fituar. Pamja nuk është shumë e qartë, duhet kamera nga krahu tjetër për ta parë nëse ishte prekje me dorë apo me gjoks.

LOJA – Iu thashë lojtarëve që sa më pak qarkullime në mesfushë dhe ta çonim topin nga krahët dhe të krosonim në zonë për Ngo. I sugjerova lojtarëve të hidhnin sa më shumë krosa drejt zonës.

FORMACIONI DHE ZËVENDËSIMET – Kam menduar të vazhdoj me Vangjelin qendërmbrojtës. Nuk është mirë të ndryshoj ekipin fitues. Osmani nuk është në 100 % ai e di vet. Ka pasur dhimbje mesi. Do futet në kohën e duhur. Edhe Muçi do futet në kohën e duhur, për të qenë efikasës.

Është pjesë e ekipit, kemi besim te aftësitë e tij. Shumica e lojtarëve ishin në rritmi e lojës. Një lojtar që futet do 5 minuta të hyjë në lojë. Gjithë lojtarët ishin akoma të freskët deri në momentin e fundit. Zoti është me ne gjithmonë. Ai na i dha këtë fitoren. Kur i bëjmë yzmetin punës, edhe ai na ndihmon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"