Goli i katërt i sezonit, sulmuesi që pret ftesën e parë nga Silvinjo ndal pretendentët për Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 17:00

Goli i katërt i sezonit, sulmuesi që pret ftesën e parë nga Silvinjo ndal pretendentët për Serinë A

Një tjetër sulmues shqiptar po bën mirë në Itali në këtë sezon dhe pret që në të ardhmen të marrë një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo. Silvio Merkaj ka qenë vendimtar me fanellën e Sudtirol, duke e ndihmuar këtë të fundit që të mbetet në garë për play-off për ngjitjen në elitën e futbollit italian.

Merkaj

Sulmuesi i transferuar gjatë verës në klubin e Serisë B, ka shënuar golin që vulosi fitoren 3-0 për skuadrën e tij përballë Kremonezes, një prej ekipeve pretendente për ngjitjen në Serinë A. Sulmuesi 26-vjeçar u aktivizua në minutën e 64-t të sfidës dhe në minutën e 83-të, çoi sferën në rrjetë për mbyllur diskutimet për fatin e ndeshjes.

Ky ishte goli i katërt në këtë sezon për Merkajn, i cili ka dhënë edhe dy asiste në 25 ndeshjet që ka luajtur me fanellën e kësaj skuadre, kryesisht duke u aktivizuar si zëvendësues. Sudtirol është në vendin e 9 në renditje, në ndjekje të të 8-it që të çon në fazën play-off të turneut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"