“Gol dhe trekanç”, Malësia e Madhe nderon gazetarin që u bë viral

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2023 | 19:26

“Gol dhe trekanç”, Malësia e Madhe nderon gazetarin që u bë viral

Malësia e Madhe ka nderuar gazetarin e “Panorama Sport”. Një kupë e gjitha në emër të Bashkim Ramekajt, që mbulon Veleçikun në gazetën tonë. Ditën e mërkurë është zhvilluar një aktivitet me katër ekipe të futbollit të moshave U15, ku morën pjesë Ada Velipojë, Arra Madhe, Veleçiku dhe Bajza.

RAMEKAJ

U mbajt edhe një ceremoni në fushën sportivë të Bajzës, ku krahas emocioneve në fushën e lojës, të pranishmit shijuan edhe artistët e zonës, të cilët përformuan muzike “live”. Pas ndeshjeve eliminatore, në finale u përballën Veleçiku dhe Bajza. Skuadra bajziane, e drejtuar nga trajneri Ardian Ndokaj, fitoi me rezultatin 1-0 me golin e shënuar me kokë nga Arjan Gjeçaj, duke marrë edhe trofeun e kupës “Bashkim Ramekaj”. Veç angazhimit në shtypin e shkuar, gjatë karrierës së tij 40-vjeçare ai ka bërë edhe komentatorin.

Janë të paktë ata që nuk e njohin edhe shprehjen që u bë virale “Gol dhe trekanç”, teksa Arsen Banushaj dërgonte topin në rrjetë me një goditje standarde. Në shenjë respekti për kontributin e shumtë të dhënë për sportin në shërbim të komunitetit të Bajzës, Presidenti i Akademisë së Futbollit Bajza, Ndue Burgaj, e nderoi edhe me titullin “Mirënjohje”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"