Goditi arbitrin dhe ia mbathi nga dritarja e banjos, vetëdorëzohet lojtari i Mirditës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2021 | 0:05

Goditi arbitrin dhe ia mbathi nga dritarja e banjos, vetëdorëzohet lojtari i Mirditës

Një incident i rëndë u regjistrua në sfidën Sopoti-Mirdita, ku në minutën e 41-të u dhunua gjyqtari Klajdi Qëndraj, duke u gjakosur nga agresori, Armando Marku. “Panorama Sport” mësoi se agresori u fut në dhomat e zhveshjes dhe nga dhomat e tualetit mundi të arratisej.

pjimage (13)

Kur policia ka hyrë brenda në dhomat e zhveshjes futbollisti agresor ia ka mbathur dhe nuk kanë mundur ta arrestojnë.  Burime pranë komisariatit të Cërrikut bëjnë me dije se futbollisti Armando Marku është dorëzuar vetë në komisariat dhe është marrë më pas në pyetje nga unfirmat blu.

Interesant është fakti se Marku, që ka dhunar arbitrin ishte dënuar nga FSHF me 12 muaj pezullim. Ai luajti me federimin e Ylli Gjegjas në sfidën e sotme ndaj Sopotit.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 02.04.2021 Share: Lojtari i KF Mirdita, Armando Marku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

FOTO/ Film aksion gjatë ndeshjes Sopoti-Mirdita, futbollisti gjakos gjyqtarin, izolohet në dhomë, por arratiset nga dritarja

Futbollisti gjakosi gjyqtarin dhe u arratis nga dritarja, reagon FSHF: Ngjarje e rëndë që njollos gjithë futbollin! Organet e drejtësisë sportive do të…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"