Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ja kur hidhet shorti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 9:27

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ja kur hidhet shorti

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë sot në orën 11:00 hedhjen e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2023-2024.

1706001851_kupaeshqiperise

Shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e katër klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë, konkretisht Tirana, Kukësi, Vllaznia dhe Egnatia.

Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill, ndërsa takimet e dyta, ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më 24 prill.

PANORAMASORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"