Gjyqi me Panuçin për 100 mijë euro, Nishani: Adresën e kam deklaruar që në fillim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2018 | 16:38

Gjyqi me Panuçin për 100 mijë euro, Nishani: Adresën e kam deklaruar që në fillim

Kristian Panuçi është në një proces gjyqësor me ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin. Ky i fundit është paditur nga trajneri i Kombëtares dhe seanca e shkuar mes palëve u shty me argumentin se nuk gjendej adresa e saktë e ish-presidentit për t’i dërguar më tej edhe materialet e padisë.

nishani-panucci

Më tej, Gjykata i është drejtuar edhe Gjendjes Civile për të marrë dijeni në lidhje me adresën e Bujar Nishanit, pasi për të nisur procesi gjyqësor mes palëve, pala e paditur duhet të njihej më parë me materialet. Gjatë ditës së djeshme është raportuar në media se kanë qenë vetë avokatët e italianit që e kanë vënë në dijeni gjykatën lidhur me adresën e saktë të ish-kreut të shtetit. Por, një lajm i tillë është përgënjeshtruar nga vetë ish-presidenti Nishani.

PËRGËNJESHTRIMI-  Me anë të një reagimi, vetë Bujar Nishani ka shkruar se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Ai ka shkruar se e ka deklaruar adresën e tij të saktë që në fillim me anë të zyrës së tij të avokatisë. Me anë të faqes së tij në rrjetin social “Facebook”, Nishani ka reaguar. “‘Top-Channel’ paska shpërndarë një ‘lajm të rëndësishëm’.

nISHANI

Adresën time miq nuk e gjetën as avoketërit e Panuçit dhe as avoketërit e ‘Top’-it. Zyra ime avokatore e depozitoi sapo u kërkua. A është një shpifje kjo?”, ka shkruar Nishani në një postim ku ka përdorur edhe ikona që shprehin emocione të habisë në frazën e parë, një ikonë që shpreh shakanë me anë të një figure të buzëqeshur dhe në fund një dorë me dy gishtat lart.

Panuçi kërkon nga ish-presidenti përgënjeshtrimin e frazës së përdorur “sharlatan”, ndjesën publike dhe dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"