Gjoka: Golat e pësuar na fusin në presion, duhet të ndryshojmë marsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2018 | 15:24

Gjoka: Golat e pësuar na fusin në presion, duhet të ndryshojmë marsh

“Keqardhje! Mendoj që duhet të kishim kaluar më mirë dhe të kishim shënuar golin e dytë. Edhe pse përpara Skënderbeut, skuadra duhet të fitojë besimin.”

Gjoka

Receta për ta kthyer Vllazninë?

“Për momentin situata nuk është aspak e mirë, 2 ndeshje të humbura në shtëpi dhe shumë gola të pësuar. Në qoftë se nga java që vjen nuk japim maksimumin, atëherë nuk ka vlerë për asnjë nga ne.”

Kur do kapin mbrojtësit formën e duhur?

“Pësimi i golave të fut akoma më shumë në presion. Duhet t’ia dalim dhe të marrim përgjegjësitë. Nuk është faji vetëm i mbrojtjes, por i gjithë skuadrës. Deri diku bëmë mirë. Jemi parë një fakti aspak pozitiv. Duhet të bëjmë maksimumin për të ndryshuar marsh. Unë them që ky grup ka cilësi për të ecur para. Duhet të sfidojmë, stresin, ankthin, gjithçka.

A ndihet mungesa e një presidenti te Vllaznia?

“Edhe presidentja po na rri shumë afër, mendoj se duhet të dalim nga ky makth i madh dhe të ecim përpara. Është çështje besimi dhe mentaliteti. E mira nuk ka fund, normale që na duhet një njeri mbrapa. Ne duhet të dalim vetë nga kjo situatë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"