Gjeti golin e dytë në kampionat me Beshiktashin, Ernest Muçi flet pas humbjes: Duhet të përmirësohemi nga ana mentale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 23:21

Gjeti golin e dytë në kampionat me Beshiktashin, Ernest Muçi flet pas humbjes: Duhet të përmirësohemi nga ana mentale

Ernest Muçi duket se është përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme te skuadra e Beshiktashit, ku u shndërruar menjëherë në titullar dhe protagonist te bardhezinjtë.

MUCI RASHICA

Talenti shqiptar, ka arritur të gjejë golin e dytë në Superligën e Turqisë me Beshiktashin, por pa arritur të shmangë humbjen për skuadrën e tij, e cila u mposht në shtëpi nga Antaliaspor me rezultatin 2-1. Pas ndeshjes, sulmuesi kuqezi, ndër të tjera ka deklaruar se skuadra duhet të përmirësohet nga ana mentale. 

“Mendoj se para së gjithash duhet të jemi më mirë si skuadër. Duhet të forcohemi. Duhet të përmirësohemi nga ana mentale. Duhet ta bëjmë këtë të gjithë së bashku. Më pas duhet të synojmë të fitojmë ndeshjen e radhës. 

Duhet të provojmë mënyra të ndryshme për të shënuar gola. Ka gjëra që duhet t’i përmirësojmë. Kemi kohë përpara. Ne do të punojmë për këto”, u shpreh Muçi. 

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"