Gjesti humanitar i 3 të huajve të Vllaznisë, shikoni çfarë bëjnë për familjet në nevojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 9:10

Gjesti humanitar i 3 të huajve të Vllaznisë, shikoni çfarë bëjnë për familjet në nevojë

3 futbollistët e huaj të Vllaznisë, Hygor, Zhunior dhe Sidorenko, kanë bërë një gjest humanitar, në këtë situatë të vështirë, ku shumica e shteteve të botës janë izoluar për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit. Të 3 këta futbollistë, me gjestin e tyre, treguan se lidhja që kanë krijuar me qytetin e Shkodrës, shkon përtej aspektit sportive.

Hygor

Ata kanë blerë ushqime dhe i kanë shpërndarë sot në qytet, duke dhënë kontributin e tyre që qytetarët shkodranë të kalojnë me sa më pak vuajtje këtë periudhë të vështirë. Ka qenë braziliani Hygor ai që ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram” një foto teksa shfaqet me qeset e ushqimeve për qytetarët e Shkodrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"