Gega: Partizanit i mungon një penallti, por nuk e vendosi ajo rezultatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 18:01

Gega: Partizanit i mungon një penallti, por nuk e vendosi ajo rezultatin

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, u shpreh i kënaqur me mënyrën se si luajti ekipi i tij ndaj Laçit, edhe pse doli me 1 pikë nga kjo transfertë, dhe në intervistën për Supersport pas ndeshjes deklaroi:

gega

Terreni i vështirë, Laçi me përforcime, mund ta quajmë një pikë ndaj një kundërshtari të vështirë?

Impresioni i parë ndaj fushës ishte zhgënjyes, dhe kjo ndikoi për të dyja palët. Është diçka që ndodh, pasi në Shqipëri jetojmë. Ne erdhëm për të fituar, loja pati ulje-ngritjet e veta. Ne patëm rastet tona, edhe Laçi gjithashtu.

Rasti i penalltisë për Partizanin…

Nuk jam emocional, por mendoj se kundërshtari e ka shtyrë lojtarin tonë. Arbitri në të qindtat e sekondës, edhe ata kanë mendimin e tyre. Do guxim të madh të japësh penallti në Laç, por gjithsesi nuk mendoj se e vendosi ai episod. Jam i kënaqur se si luajti ekipi, se si i zbatoi detyrat. Ka gabime edhe në sulm edhe në mbrojtje, dhe mundohemi t’i korrigjojmë për në ndeshjen e ardhshme.

Arbitrimi, i drejtë në këto javë ndaj jush?

Asnjëherë nuk do thosha që janë të qëllimta, pasi nuk duhet ta them unë këtë. Është përgjegjësia e tyre, pasi është UEFA që na pajis me licenca, ne trajnerëve dhe arbitrave. Gjithsesi, duhet guxim për të mos prishur bukurinë e ndeshjes, por nuk do futem ndonjëherë në këto situata. Ndoshta me anë të klubit mund të dalim në një deklaratë. Unë mendoj se ishte penallti, por gjithsesi nuk e vendosi ai rast ndeshjen.

Ndryshimet e shpeshta në krahët e sulmit…

Është e vërtetë që Bardhi ka disa vite këtu, por ai është ende 21-vjeçar. Jam i kënaqur nga ai. Ka qenë pjesë e 90 minutave, por ka nevojë të përmirësohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"