Gavazaj e nis nga stoli, Duro “skicon” formacionin për ndeshjen me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 12:01

Gavazaj e nis nga stoli, Duro “skicon” formacionin për ndeshjen me Teutën

Kukësi do të kërkojë fitoren e parë mbas dy rezultateve zhgënjyese kundër Bylisit e Tiranës. Edhe pse nuk e ka zbuluar formacionin, gazeta mëson se tekniku Duro po mendon të hedhë në fushë një formacion ultraofensiv me tre sulmues ashtu si dhe ndaj Tiranës.Goli i Kukesit

Treshja Abazaj, Ethemi e Shkurtaj janë projektuar ta udhëheqin sulmin. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës pritet të nisë me Xhikën në portë, Maliqi në të djathtë të mbrojtjes, Krasniqi e Obanor në qendër dhe Emiljano Musta në të majtë.

Krasniqi do të jetë zëvendësues për Olsi Teqen, i cili mungon për shkak të ndëshkimit me të kuq ndaj Tiranës. Mesfusha pritet të rreshtohet me Rrocën, Musollin e Limajn, si reparti që do mbështesë “tredhëmbëshin” sulmues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"