Futbollistët e rinj sfidë me rrjetet sociale, Leva: Nuk e di nëse do durojnë 10 vjet me këtë presion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 13:38

Futbollistët e rinj sfidë me rrjetet sociale, Leva: Nuk e di nëse do durojnë 10 vjet me këtë presion

Robert Levandovski pohon se ndikimi i rrjeteve sociale është shumë i madh te futbollistët e sotëm. Ai ka frikë se kjo mund të ketë një efekt të dëmshëm për lojtarët më të rinj. Duke folur për “TVP Sport”, ai foli për situatën, e cila mund të përfundojë duke prekur disa nga shokët e tij, përfshirë Jamal dhe Kubarsi.

levaaa

“Tani ka një gjeneratë tjetër, ka Instagram, ka media sociale, është edhe më e vështirë. Për shkak se ata nuk do e shmangin dot, ata nuk do të qëndrojnë brenda katër mureve. Kjo është sfida e futbollit: nëse këta lojtarë do të jenë në gjendje të durojnë mendërisht 10, 12 ose më shumë vjet. Presioni është i madh dhe shumë pak njerëz janë në gjendje ta përballojnë”.

Levandovski gjithashtu foli në mënyrë specifike për Kubarsin. “Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kam njohur një qendërmbrojtës, veçanërisht në moshën e tij, i cili mund ta kalojë topin në trekëndësha kaq qetë. Ai është gjithashtu një person i mrekullueshëm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"