FUTBOLL FEMRA/ Shqipëria miqësore me Kenian, ja kur do të zhvillohet sfida

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 19:00

FUTBOLL FEMRA/ Shqipëria miqësore me Kenian, ja kur do të zhvillohet sfida

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Kenias më datë 11 prill.

Harambee-Starlets-celebration

Lajmin e ka dhënë Federata Keniane e Futbollit, e cila njofton përballjen me Kombëtaren shqiptare në Tiranë. Kjo do të jetë ndeshja e parë ndërkombëtare për Kenian pas më shumë se një viti, pas pezullimi që kjo përfaqësuese mori nga FIFA.

Kenianet do të grumbullohen që më 30 mars për këtë miqësore, ndërsa më 8 prill do të nisen drejt Shqipërisë. Vajzat kuqezi të trajnerit Armir Grima, pozicionohen në vend të 72-të në renditjen e FIFA-s, ndërsa Kenia qëndron në vend të 149-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"