FSHF nuk dha asnjë sqarim, mungesë misterioze e 6 lojtarëve te Shpresat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 12:23

FSHF nuk dha asnjë sqarim, mungesë misterioze e 6 lojtarëve te Shpresat

Ishin pjesë e ekipit në fitoren 0-1 në Kosovë më 13 nëntor, por çuditërisht në Angli nuk ishin grumbulluar fare. Bëhet fjalë për 6 futbollistë të Shpresave, të cilët nuk ishin me skuadrën në transfertën e mbrëmshme.u21-ndeshjet-2020

Pikërisht portierët Gentian Selmani, Andrea Hoxha dhe Marko Aliaj, mbrojtësi Omar Musaj, si dhe mesfushorët Dean Liço dhe Esat Mala. Nga ana tjetër, edhe pse nuk ishin në listën e publikuar që para ndeshjes me Kosovën, dje në Angli me U-21 ishin portierët Marko Molla dhe Romeo Harizaj, si dhe sulmuesi Redon Mihana.

FSHF nuk ka bërë asnjë sqarim për këto ndryshime, por dyshohet se 6 lojtarët që munguan nuk janë pajisur me vizë nga ambasada angleze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"