“FSHF është kthyer në agjenci sigurimsash”/ Veliaj: Institucionet janë 20 vite me vonesë, tani Duka dhe mafia e tij kërkojnë mandat të gjashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 20:33

“FSHF është kthyer në agjenci sigurimsash”/ Veliaj: Institucionet janë 20 vite me vonesë, tani Duka dhe mafia e tij kërkojnë mandat të gjashtë

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas publikimit në media të një audio-përgjimi, duke paralajmëruar dy kallëzime penale, një për sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së dhe një për sekretarin e përgjithshëm të shoqatës.

bandicam 2022-01-24 19-51-38-750

 

Meqë kishte shumë nga ata që u skandalizuan me atë që u thanë një grup çunash duket qarte që ai nuk loz futboll, dhe kërkoj ndjesë për këdo që është ofenduar, por nuk i heq asnjë presje çfarë do gjëje që kam thënë. Unë flas më rëndë ndaj padrejtësive në TV sesa në një muhabet shokësh.

“Nesër do bëjmë dy kallëzime penale për sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës. Vandaku vetëm po rritet, sepse këta zgjedhin zgjedhësit që duan dhe i vënë si vezë në bikerina”.

“Asambleja e sotme ka për qëllim të vazhdojë punimet me një shumicë të qartë të anëtarësisë, të atyre që bëjnë punët. Fatet tona do i marrin në dorë vetë. Këtë fushatë do e çojmë deri në fund për të vendosur drejtësi.”

“Shiten dhe blihen interesat dhe idealet e atyre që bëjnë punën me djersë. Sot për të gjithë ata që ulërasin për përfshirjen e politikës, këtu jam si aksioner. Nuk mund të ecë përpara çdo fushë dhe kjo të jetë një gropë e zezë. Kjo asamble thirret nga ata që kanë emrat në gjykatë.”

“Dua në finale tju ftoj që kështu të bashkuar siç jemi sot, teksa po kthehet vëmendja në shpartallimin e kësaj bande mafioze. Këta kanë problem kur dikush thotë të vërtetën. Vetë për të shpifur e bëjnë përditë këta. Institucionet janë të vonuara, 20 vjet me vonesë.”

“Unë erdha në 2002 kur Duka e mori mandatin për herë të parë. Ndërrova 6 punë, më dolën thinjat dhe ky do mandatin e gjashtë. E gjithë FSHF është kthyer në një agjenci sigurimsash dhe jo si do lozin futboll. Sot është vetëm fillimi, ne do marrim vendimet sot. Do ja paraqesim vendimet gjykatë”- tha Veliaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"