“Frikë” nga Laçi, Luftëtari do kthesën në javën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 11:12

“Frikë” nga Laçi, Luftëtari do kthesën në javën e dytë

Luftëtari u ka dhënë dje fund përgatitjeve dhe është gati për të sfiduar Laçin. Me seancën e zhvilluar paradite në fushën sportive “Lefter Millo”, bluzinjtë kanë marrë porositë e fundit para këtij dueli. Klubi kërkon me çdo kusht kthesën dhe për këtë motiv ka vendosur heshtje.

laci-4

Askush nuk doli para mediave dje, ndërsa drejtuesit menduan që është më mirë që trajneri dhe lojtarët të flasim në fushën e lojës. Humbja në start i ka bërë me “hije” gjirokastritët, duke dëshmuar një lloj frike përballë kurbinasve, të cilët dallohen për forcën që kanë në Laç.

luftetariiii

Por, nuk janë të të njëjtit opsion një pjesë e mirë e futbollistëve bluzinj, të cilët dy-tri ditë më parë janë shprehur se këtë javë do të vijë kthesa e shumëpritur. Dhe këtë e kanë shfaqur edhe në seancat stërvitore, ku është parë dëshira, grinta dhe përqendrimi i tyre për të korrigjuar dobësitë e konstatuara. Vendosjet të lojtarëve në zona të ngushta, mbrojtje përballë sulmit dhe goditje standarde nga pozicione të ndryshme, ishin në fokusin e stafit teknik dje në Derviçan.

15464

Formacioni i gjirokastritëve nuk ndryshon. Edhe kurbinasit do ta sfidojnë me të njëjtët titullarë si ndaj Kastriotit, pjesë e lojtarëve që udhëtuan në orën 16:30 drejt Laçit. Edhe pse takimin do ta luajnë në transfertë, nga sa mësohet, trajneri Kostiç u ka kërkuar të tijve përqendrim në finalizim dhe në këtë formë paralajmërohet që në fushë do të zbresë një ekip me detyra sulmuese. Këtë plan kishin edhe me krutanët, e megjithatë në start llogaritë “ngecën”. Mendohet se në krah të ekipit do të jenë edhe tifozët.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"