FOTO+VIDEO/ Përmbytet fusha dhe aneksi, skuadra e Kategorisë së Parë detyrohet të stërvitet në…kalçeto

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2021 | 13:45

FOTO+VIDEO/ Përmbytet fusha dhe aneksi, skuadra e Kategorisë së Parë detyrohet të stërvitet në…kalçeto

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme jo vetëm në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, por dhe për futbollistët që po përgatiten për rinisjen e kampionatit.
2
Skuadra e Besëlidhjes është detyruar të stërvitet sot në një fushë minifutbolli (kalçeto) pasi fusha e saj dhe aneksi pranë stadiumit në qytetin e Lezhës janë përmbytur nga reshjet intensive të shiut. Në këtë situatë, trajneri Sinan Bardhi ka vendosur që të spostojë përgatitjet e skuadrës në një fushë kalçetoje.

3 2 1

stadiumi dhe aneksi i permbytur ne lezhe on Vidnews.

\

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"