Fotolajm/ Nga Tirana te Dinamo, Klevi Qefalija një futbollist i destinuar për “nëndetësen”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2024 | 14:38

Fotolajm/ Nga Tirana te Dinamo, Klevi Qefalija një futbollist i destinuar për “nëndetësen”

Klevi Qefalija është afrimi më i fundit i Dinamos në merkaton e dimrit. Mesfushori vjen te “nëndetësja: nga rivalët e Tiranës. Por fanella dinamoviti nuk është risi për mesfushorin 20-vjeçar, pasi kemi thjesht të bëjmë me një rikthim në familje.

qefalija

“Panorama Sport” ju paraqet foto të Klevi Qefalisë, ku në hapat e para si futbollist, me grupmoshat, ai ka veshur fanellën e Dinamos. Pra mesfushori kërkon që me fanellën e bluve të hedh një hap të sigurt në karrierën e tij si futbollist.

qefal

Këtë fakt e ka përmendur edhe vetë  klubi i Dinamos gjatë prezantimit të djeshëm, që vijon si më poshtë:

“FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë se Klevi Qefalija është zyrtarisht pjesë e 18 herë kampionëve.

Qefalija e ka nisur karrierën fillimisht me skuadrën dinamovite, për të kaluar më tej në akademinë dhe skuadrën e parë të KF Tiranës. 20-vjeçari luan në qendër të mesfushës dhe do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë.”

qefaliaaaa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"