FOTO/ Vajza e Silvinjos e emocionuar pas kualifikimit kuqezi: Jam duke qarë në një lokal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 21:52

FOTO/ Vajza e Silvinjos e emocionuar pas kualifikimit kuqezi: Jam duke qarë në një lokal

Kualifikimi i Kombëtares shqiptare në Euro 2024 kishte si arkitekt trajnerin brazilian Silvinjo. Tekniku ia doli që të siguronte pjesëmarrjen në turneun e vitit të ardhshëm duke u treguar të gjithëve aftësitë e tij pas dy eksperiencave jo edhe aq bindëse në karrierën si teknik te Lion dhe Korinthians.

tati silvinjo

Natyrshëm që trajneri ka qenë i gëzuar, por ashtu kanë qenë edhe familjarët e tij, me vajzën Tati e cila nuk e ka fshehur aspak emocionet në postimet në rrjetet sociale. Ajo jeton në Madrid dhe është shpesh larg të atit, por është shumë e lidhur ngushtë me të ndaj menjëherë pas kualifikimit të Shqipërisë, ka postuar disa foto në rrjetet sociale.

Fillimisht është foto e shpërndarë nqa FSHF pas kualifikimit, pastaj mesazhet që ka marrë. Por edhe një bashkëbisedim në Whatsapp, ku tregon foto të sajën e përlotur. “Dhe unë jam duke qarë në një lokal” i shkruan ajo bashkëbiseduesit, duke treguar se si kishte përjetuar kualifikimin kuqezi dhe arritjen e të atit.

WhatsApp Image 2023-11-17 at 9.34.47 PM

WhatsApp Image 2023-11-17 at 9.34.47 PM (1)

WhatsApp Image 2023-11-17 at 9.34.47 PM (2)

WhatsApp Image 2023-11-17 at 9.34.47 PM (3)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"