FOTO/ Taulant Balla hyn në fushë, Sopoti i Librazhdit fiton 7-0 me Tropojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 14:00

FOTO/ Taulant Balla hyn në fushë, Sopoti i Librazhdit fiton 7-0 me Tropojën

Sopoti i Librazhdit ka shkatërruar Valbonën e Tropojës në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Kategorinë e Dytë, duke i’a tundur rrjetën plot 7 herë, duke e mposhtur 7-0. Heroi i këtij takimi ishte Çota i cili ka realizuar një tripletë dhe duke marrë topin në shtëpi me gjithë firmat e lojtarëve. Ndërsa 4 golat e tjerë u shënuan nga Sejdini, Farruku, Rreshka dhe Goçi.

balla sopoti

Para ndeshjes ka pasur një takim te Taulant Ballës me skuadrën e Sopotit dhe mësohet se deputeti i zonës u ka shprehur mbështetje maksimale jo vetëm këtë sezon, por edhe ne te ardhmen! Skuadra i’a ka shpërblyer me nje goleadë ndaj Valbonës së Tropojës!

Sopoti renditet në vendi e dytë në grupin A, me 28 pikë, 6 pikë më pak se Shkumbini kryesues, ndërsa Valbona renditet në vendin e 10-të me 10 pikë.

SOPOTII SOPOT

1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"