FOTO/ Notë e lartë për Asllanin në ndeshjen për t’u vënë në kornizë, përveç golit regjistroi statistikën e pabesueshme për Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2024 | 23:18

FOTO/ Notë e lartë për Asllanin në ndeshjen për t’u vënë në kornizë, përveç golit regjistroi statistikën e pabesueshme për Serinë A

Kristjan Asllani ka lënë shenjë me paraqitjen e tij në fitoren 2-1 të Interit ndaj Xhenoas, duke qenë protagonist me një gol dhe jo vetëm.

asllaniiii

Mesfushori shqiptar tundi rrjetën për herë të parë me fanellën zikaltër, por regjistroi edhe statistika të pabesueshme për një kampionat si Seria A.

Sipas të dhënave të mbledhura nga “SOFASCORE”, mesfushori shqiptar ka qenë perfekt me 100% pasime të sakta, pasi ka çuar në destinacion 77 të tilla që ka provuar, mes të cilëve edhe 5 topa të gjatë. Një shifër e pabesueshme po të llogaritësh vështirësinë e një kampionati si ai italian

WhatsApp Image 2024-03-04 at 10.51.27 PM

Ndaj për këtë paraqitje, ai ka marrë notën 7,9, i kaluar vetëm nga Sançez me 8,2 te Interi pasi sulmuesi shënoi gol e dha asistin për atë që realizoi mesfushori shqiptar,

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"