FOTO/ Mançester Siti “klonon” Ligën e Kampioneve, një trofe në Tiranë dhe një në “Etihad” për Realin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 20:41

FOTO/ Mançester Siti “klonon” Ligën e Kampioneve, një trofe në Tiranë dhe një në “Etihad” për Realin

Mançester Siti sot ka ekspozuar dy trofe të Ligës së Kampioneve për publikun, edhe pse në fakt ka fituar deri më tani, vetëm një të tillë.

guardiola

Klubi britanik ka dërguar në Tiranë kopje të tre trofeve të fituar në edicionin e kaluar, të cilët janë ekspozuar në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri për publikun shqiptar.

dsffsdfsdfsdfsdfssfsfd

Por ndërkohë, Mançester Siti ka menduar edhe si të bëjë më elektrizuese atmosferën në stadiumin “Etihad”, ku ka ekspozuar një tjetër trofe të Ligës së Kampioneve për ndeshjen e sotme ndaj Real Madrid.

sdfdfsfdsfdsfsdfdsfds

Trofeu në fjalë, i cili është kopja që UEFA u dorëzon klubeve fituese pasi ka mbaruar afati i mbajtjes së origjinalit për çështje marketingu dhe promocioni, është vendosur në pjesën para tunelit në stadium, në mënyrë që të dy skuadrat ta shohin kur të hyjnë në fushën e lojës, si për t’i treguar madrilenëve se kanë punë për të bërë që t’ia rrëmbejnë nga duart.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"