Dy derbe të fituara, Orges Shehi “kap” Skënder Gegën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 19:02

Dy derbe të fituara, Orges Shehi “kap” Skënder Gegën

Orges Shehi ishte shumë i kritikuar prej javësh, kur skuadra po vuante mungesën e rezultateve. Megjithatë, në dy derbet e fundit duhet thënë se trajneri ua “mbylli gojën” kritikëve dhe vërtetoi se gradualisht po nis të ndihet dora e tij në skuadër.

ORGES SHEHI

Me fitoren e së dielës kundër Tiranës, Shehi kompletoi startin perfekt në derbet me Tiranën duke fituar dy radhazi. Me këtë ecuri trajneri durrsak ka parakaluar disa paraardhës të tij, teksa garën tashmë e ka me Skënder Gegën.

Tropojani është trajneri i fundit që ka nisur aventurën me dy fitore në derbi, teksa Shehi e arriti të dielën me dy fitore 2-1 kundër bardhebluve, ish-skuadrës së tij, ku në derbi gjithashtu ka arritur të ketë sukses.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"