Nxori shpatullën në Kuçovë, Blendi Rosaj humbet dy ndeshjet festive të Valbonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 19:53

Nxori shpatullën në Kuçovë, Blendi Rosaj humbet dy ndeshjet festive të Valbonës

Valbona është e sigurt për ngjitjen në të Parën dhe titullin kampion të Kategorisë së Dytë pritet që ta diskutojë në finale kundër Pogradecit.

ROSAJ VALBONA

Përveç ndeshjes së fundit me Murlanin, që do të luhet në një atmosferë festive në stadiumin “Vëllezërit Gega” të Tropojës, Valbona e ka përqendruar vëmendjen te finalja kundër Pogradecit. Në qytet po bëhen gati për festën e madhe. Me trepikëshin kundër Murlanit do të shpallet kampione e Grupit A. Por më i keq ardhuri në këtë moment është futbollisti Blendi Rosaj, që në ndeshjen e Kuçovës nxori shpatullën, vetëm dy minuta nga fillimi i ndeshjes.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Kuçovës, por më pas për kurim më të detajuara ai u transportua në Spitalin rajonal të Beratit. Pas daljes nga spitali, Rosaj për “Panorama Sport” u shpreh: “Kjo nuk duhej të më ndodhte, pikërisht tani që Valbona po feston ngjitjen. Kam frikë se dëmtimi do të zgjasë rreth 3-4 javë, gjë që më vështirëson pjesëmarrjen time në finalen e kampionatit kundër Pogradecit. Kisha dëshirë të madhe ta luaja këtë finale. Gjithsesi, u uroj suksese shokëve dhe Valbona të ngjitet si kampione në Kategorinë e Parë”.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"