Tirana, kalendar ferri në tri javët e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 21:10

Tirana, kalendar ferri në tri javët e fundit

Tirana duhet të shkojë në “Final 4”, por në fillim duhet të fitojë tre takimet e mbetura ndaj Laçit, Vllaznisë dhe Egnatias. Të tre skuadrat kanë nga një të veçantë. Dy të fundit kryesojnë kampionatin dhe janë para Tiranës, por bardheblutë ia kanë dalë që të fitojnë, ndërsa me kurbinasit historia është ndryshe.

TIRANA

LAÇI – Tirana dhe Laçi janë përballur tre herë këtë sezon. Një fitore e ka marrë skuadra kurbinase 3-0 në fazën e parë që solli edhe largimin e Orges Shehit. Më pas dy barazime. Një në Laç 2-2 në frymën e fundit dhe një tjetër 1-1 në “Elbasan Arena”. Kurbinasit nuk janë mundur asnjëherë nga Tirana këtë sezon, duke u marrë pesë pikë.

VLLAZNIA – Me shkodranët nga tre takime asnjë nuk është mbyllur në barazim. Tirana ka një fitore në transfertë, por jo në Shkodër. Fitorja u morr në Kukës. Vllaznia ka fituar në Tiranë 0-1 dhe në Shkodër 3-1. Të shohim sesi do të dalë kjo sfidë.

EGNATIA – Me rrogozhinasit, Tirana ka rekordin e fitores së këtij sezoni. Ka fituar 5-0 në transfertë, por është mundur 3- 2 në shtëpi. Takimi i fundit është mbyllur 1-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"